Basha nga Berati: Nuk ka kthim në Kuvend, pa vetting

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të diel një takim me banorët e Beratit. Ndërkohë gjatë takimit, Basha ka drejtuar akuza ndaj PS-së dhe kreut të qeverisë, Edi Rama. Basha thotë se, qeveria nuk punon për popullin, por për të pasuruar veten.

“Gjendja ku ndodhet vendi është një thirrje për PD, për të shpalosur platformën tonë. E para dhe më e rëndësishme, kjo nuk ka asnjë lloj kompromisi. Nuk bëhet asnjë kompromis pastrim i i politikanëve nga kuvendi që janë të lidhur me krimin. Kthimi në Kuvend me politikanët e lidhur me krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë. Zgjidhja është para jush. Pika e dytë e opozitës është se nuk do të ketë më trajtim preferencial për politikanët. Nëse duam zgjidhje institucionale, është miratimi i Vettingut dhe shporrja e politikanëve mafioz nga Kuvendi dhe bashkitë. Ata që bëjnë pakt për vota me kriminel, do përfundojnë në burg Dekriminalizmi i zgjedhjeve nis me ndëshkimin e krimit elektoral, Edi Rama futi duart në zgjedhjet dhe këtë e dinë të gjithë si ne dhe miqtë ndërkombëtar.”,- tha Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Gjimnazet e Tiranës bojkotojnë mësimin, në protestë me studentët

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.