Basha në Berlin/  Duhet të bindim anëtarët e Komisionit për çeljen e negociatave

Lulzim Basha, kryetari  i Partisë Demokratike ka dalë live, pak para nisjes së seancës dëgjimore nga Komisioni i Politikës së Jashtme dhe ai i yshtjeve Evropiane të Bundestagut, për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas Bashës, pjesa më e vështirë gjatë kësaj seance do të jetë, bindja e Komisionit për problemet reale që ekzistojnë në Shqipëri dhe do të zhduken vetëm me hapjen e negociatave me BE-në

Jemi në sallën e seancës së veçantë dëgjimore të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të komisionit për çështjet europiane dhe komisionit për punët me jashtë. Seancë dëgjimore, është një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti. Edhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të CSU dhe CDU kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, luftën kundër korrupsionit, me reformën në drejtësi dhe qëndrimi në tërësi është skeptik sa i përket hapjes së negociatave. Detyra më e vështirë e gjithë kësaj vizite është të bindim këtë komision sot që nga njëra anë problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë dhe për të cilat kanë raportime konkrete e objektive nga agjencitë e ligjzbatimit dhe nga burime të tjera gjermane dhe europiane, por që nga ana tjetër këto probleme mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre. Opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave dhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi. Kjo është detyra që kemi sot, pjesa më e vështirë e misionit në Berlin për të bindur anëtarët e këtij komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave”, – tha Basha./K.Ç/dritare.net

LEXO DHE :  Fundjava e vipave në foto!

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.