Basha në Athinë, takohet me kreun e opozitës greke
Dritare.net
Kryetari i PD tha se në takimin me homologun e tij grek, do të hidhen bazat për t’u zgjidhur në mënyrë të emancipuar problemet që mbajnë peng marrëdhëniet shqiptaro-greke.
“Besoj dhe shpresoj fort që përmes këtij takimi përmes kësaj ftese që i jam përgjigjur pozitivisht të kreut aktual të opozitës dhe sipas sondazheve, kryeministrit të ardhshëm të Greqisë, të hedhim bazat e një bashkëpunimi, jo thjesht si dy parti motra që aderojnë me të drejta të barabarta në partinë Popullore Europiane, por midis dy forcave politike të cilat në mënyrë të emancipuar por të vendosur, t’u japin zgjidhje problemeve që mbajnë peng marrëdhëniet shqiptaro-greke”.
Basha e bëri këtë deklaratë menjëherë pas mbërritjes së tij në Athinë, mbrëmjen e së enjtes kur dhe pati një takim me kryesinë dhe aktivistë të degës së partisë Demokratike të Shqipërisë për Greqinë.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu konsiderata mjaft të larta për kontributin e gjithë emigrantëve shqiptarë.