Basha kujton poetin Havzi Nela: Duhet të mbajmë gjallë shpirtin e kundërshtimit ndaj të keqes
E Premte 10 Gusht 2018, 13:01
Dritare.net
Ai kujton se sot mbushen 3 dekada nga dita kur xhelatët gjakatarë të Tiranës komuniste varën në litar në mes të Kukësit, poetin që i këndoi lirisë Havzi Nela.
Kreu i PD thotë se “E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes”.
Sipas tij, “nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, është të ngremë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe Atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!”.
Havzi Nela u var më 10 gusht 1988 nga regjimi diktatorial i Hoxhës për poezitë e tij.V.D/Dritare.net