Basha krah kandidatit për kreun e KE: Ka punuar për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një foto me kandidatin për kreun Komisionit Evropian Manfred Webe, i cili do të votohet nesër dhe pasnesër.

Në një video të postuar në facebook Basha shkruan se Weber është një mik i madh i Ballkanit dhe i Shqipërisë i cili ka punuar gjatë për vlerat dhe principet europiane në Shqipëri .

“Përshëndetje. Jam këtu me Manfred Weber me kreun aktual të Grupit Parlamentar të PPE në Parlamentin Europian. Një mik i madh i Ballkanit dhe i Shqipërisë i cili ka punuar gjatë për vlerat dhe principet europiane në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur integrimin tonë në Europë, për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Dhe jam i lumtur që qendroj pranë tij sot, nesër dhe pasnesër ku 4 votat e Partisë Demokratike të Shqipërisë do të shkojnë për kandidaturën e tij në krye të Komisionit Europian, për lidershipin e tij të fortë, për Europën, Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë në Europë”, tha Basha.

LEXO DHE :  Maqedoni/ Në pranga ish-ministri i Transporteve dhe ish-sekretari i qeverisë

Ndërsa kandidati për kreun e KE, Weber shprehu mirënjohjen për miqtë shqiptarë duke premtuar se do punojë për një Europë të bashkuar.

“Unë jam tepër mirënjohës për këtë mbështetje, veçanërisht nga miqtë e Shqipërisë. Bashkë me mbështetjen tuaj do punojmë për një Europë e cila ende nuk është një kontinent i bashkuar. Për këtë do punojmë dhe luftojmë. Për një Europë të bashkuar në Bashkimin Europian. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe le të punojmë tani për zgjedhjet”, tha Weber./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.