Basha: Ja pse Rama vendosi Sandër Lleshin në Ministrinë e Brendshme!
Dritare.net
Bash aka deklaruar se vendosja e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, i duhet më shumë se kurrë Ramës për të mbyllur dosjet e Tahirit e Xhafajt.
“Ajo që po paralajmëroj sot është që emërimi apo jo i Lleshit, përfaqëson shkallën më të fortë të kontrollit dhe kapjes së Ministrisë së Brendshme nga Rama, në këtë fazë që i duhet më shumë për të mbyllur dosjet e hapura të Tahirit, Xhafajt apo të çështjeve të tjera që ka”, u shpreh Basha.
“Ajo që është zbuluar në këtë episod njëjavor, është kriza e shumëfishtë që po përjeton vendi e shqiptarët, dimension i krizës kushtetuese.
Ministria e brendshme është kontrolluar nga Rama dhe dërgimi i një vartësi të tij është akti i fundit që zbulon domosdoshmërinë që Rama ka për të kontrolluar këtë ministri. Në kuptimin politik është rënia e Ministrisë së Brendshme totalisht në dorë të Ramës për të mbrojtur veten, familjen dhe aleatët e tij.
Në këto 5 vite kanë mundësuar rekorde kriminale dhe nuk e kanë luftuar krimin dhe drogën, e tani është faza e pastrimit të parave të pista të krimit. Dërgimi i një vartësi i cili prej 5 vitesh ka qenë këshilltar për çështjen e sigurisë, ndërkohë që vendi është zhytur në krim dhe në drogë, nuk jep garanci por tregon se do të jetë një vartës i Ramës edhe më besnik se dy ministrat e parë.
Largimi i dy ministrave, Tahirit dhe Xhafajt, është një arritje e madhe e opozitës sepse asnjë opozitë tjetër nuk ia ka dalë të largojë dy ministra”, tha Basha./ I.M-Dritare.net