Basha: Ja kush drejton krimin në Elbasan! Fakte tronditëse do të dalin
Dritare.net
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Elbasani ku opozita po mban mbledhjen e jashtëzakonshme ka folur për situatën e krimit në këtë qytet.
Basha ka folur me emra, duke deklaruar se Qazim Sejdini, Taulant Balla dhe banda e krimit të organizuar nga Çelët te Sanxhaktarët treguan se kush sundon kur goditën policinë e shtetit pa asnjë pasojë ligjore.
“Fakte tronditëse do të dalin dhe do të provojnë se këtu në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar”, u shpreh Basha.
“Do të presin skandalin e radhës dhe do të lenë të qetë familjet kriminale të Shkodrës si lanë ata të Elbasanit. Është krimi që dikton dhe kjo është arsyeja po qeveria po destabilizohet.
Në më pak se 24 orë dy familje do të ndahen nga dy fëmijë që kanë humbur jetën në akte kriminale
Kemi një kryeministër në letër që ka dorëzuar territorin e kontrollit kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të krimit.
Elbasani ka një simbolikë tjetër. Këtu është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin. Fabrika e kokainës është çengeli kriminal që mban peng Ramën, përmes Olsi Ramës. Faktet e përfshirjes së tij në këtë aferë janë fshehur në mënyrë kriminale nga Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafa dhe shokut të tij në polici, Ard Veliu. Kjo është arsyeja pse u bllokua komisioni hetimor. Fakte tronditëse do të dalin dhe do të provojnë se këtu në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar”, deklaroi Basha./ I.M-Dritare.net