Basha ia përsërit edhe Hahn: Nuk tërhiqemi nga qeveria teknike
E Premte 31 Mars 2017, 11:11
Dritare.net
“E vetmja rrugëdalje nga kriza, është krijimi i një qeverie teknike që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD.
Gjithashtu, Basha takoi edhe kreun e Parlamentit Europian Antonio Tajani, ndërsa nënvizoi rëndësinë që ka për të ardhmen dhe stabilitetin e vendit garantimi i standardeve për zgjedhjet.