Basha i hapur për dialog me Ramën, falenderon dhe aleatin e kryeministrit
Dritare.net
“Ne do t’i përgjigjemi çdo ftese për dialog me kushtin që ato të mos jenë me fjalime të parapërgatitura, si ajo e 6 qershorit të vitit të shkuar. Ky nuk është dialog, pro monologje shterpë nga ato që keni dëgjuar për këto 3 vite. Nëqoftë se për këto monologë, që keni dëgjuar nga FB apo në takime, shqiptarët do ishin bërë milionerë. Monologët shterp nuk i pranoj dhe nuk do pranoj. Jemi të hapur siç e kemi thënë që prej ditës së parë. Për dialog mirëpres çdo parti që tregon përgjegjshmëri, shpreh falënderim dhe mirënjohje të një prej aleatëve, siç ishte dhe PDIU. Kjo është një lëvizje popullore. Prej ditës së parë kemi pritur këtu jo vetëm ata që mendojnë si ne, por dhe ata që mendojnë krejt ndryse nga ne.”, tha Basha.
Ndër të tjera Basha tha se: “Rama e përjeton si dramë largimin nga posti i kryeministrit dhe është gati të sakrifikojë nga Rilindja e tij. Është gati të bëjë fli interesin e tij për pushtet. Sot i them se shqiptarët e kanë kuptuar lojën e pisët që drejtoi ai prej 4 vitesh. Jemi sot këtu se Shqipëria duhet të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne e dimë se nëse pranojmë pazare në kurriz të interesit kombëtar asgjë nuk do ndryshojë në këtë vend. Asgjë nuk do ndryshojë në mirëqenien e shqiptarëve , në nivelin e rrogave dhe të pensioneve, në shëndetësi dhe arsim. E njëjta fasadë do shfaqet para syve të shqiptarëve. Asgjë nuk do ndryshojë nëse nuk largojmë krimin nga politika. Jemi këtu sepse jemi të vendosur që të mos lejojmë të shkojë Shqipëria në këtë gjendje. Jemi këtu sepse ne besojmë se asgjë nuk do jetë si më parë, pasi ‘Republika e re’ do jetë pronë e qytetarëve shqiptarë. Me ‘Republikën e re’ pushtetarët do ulin kokën ara qytetarëve. Në këtë betejë siguria për fitore jeni ju, pasi ju u përballët nga kjo çadër e lirisë me kërcënime. Ju do çoni këtë betejë deri në fund me fitore. E drejta e votës qëndron mbi çdo të drejtë tjetër në funksion të ligjit. Nuk ka ligj dhe drejtësi nëse nuk ka votë të lirë. Kjo është një betejë mbi betejat, prandaj as ju dhe as unë nuk e përfundojmë dot këtë betejë përveçse me fitore totale të kësaj beteje. E hapur mbetet ftesa për dialog”.