Basha flet për takimin: Nuk do të ketë bojkot, PD do të veprojë
Dritare.net
Basha është shprehur se Rama është tërhequr nga oferta e javës së kaluar.
Ai shtoi se PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet, dhe nuk do të rrijë indiferent ndaj zgjedhjeve farë por do të veprojë.
“Shkova në këtë tryezë me vullnetin e plotë dhe të palëkundur për të mos marrë asgjë për përfitime politike të miat.
Po kështu, nuk doja të lëshoja asgjë nga të drejtat legjitime të qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Unë shkova me zotimin që u kishim bërë ndërkombëtarëve se PD nuk do të linte asnjë mundësi pa eksploruar për një marrëveshje politike me kushtin e vetëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Dy janë kolonat e vullnetit politik pa të cilat nuk funksionojnë. Shqipëria është në krizë politike, dhe kërkohet zgjidhje politike.
Ky që kishte fërkuar duart bashkë me lobistët e tij që paguhen me para droge, kishte shpresuar të pamundurën. Që ne luftëtarët kundër krimit dhe drogës të tregoheshim me gisht si fajtorë të krizës.
Dje e kuptoi se edhe me paratë e drogës nuk mund ta fshehin të vërtetën. Droga dhe krimi janë kërcënimet kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri.
Nuk do të ketë bojkot, pasi ne nuk do të rrimë duarkryq teksa bëhen zgjedhjet farsë. Rama u tërhoq sot edhe nga oferta e javës së kaluar”, deklaroi Basha./ dritare.net