Basha flet për rrëzimin e Ramës: Arrihet vetëm me një mënyrë
E Shtunë 19 Janar 2019, 12:12
Dritare.net
Basha tha se ekziston vetëm një mundësi për rrëzimin e Ramës, duke bërë njerëz për vete.
“Më pyesin se kur do e rrëzoni Ramën, si do ta rrëzoni Ramën, unë dhe jam i bindur se secili duam ta rrëzojmë tani dhe kjo arrihet vetëm në një mënyrë. Duke bërë njerëzit për vete, duke i ngjalluar besimin te ne, duke sjellë rreth nesh sa më shumë shqiptarë të bashkohen rreth nesh aq më shpjet do ta shporrim Ramën. Nëse njerëzit besojnë te ne do të ketë shpresë, Rama do rrëzohet edhe formalisht pasi moralisht dhe politikisht ka rënë me kohë”- tha Basha./ I.M-Dritare.net