Basha: Dualiteti im me Berishën, si Rama me Nanon
Dritare.net
“Çadra nuk është institucion personal i Lulzim Bashës. Unë asnjëherë nuk kam dashur t'ju pergjigjem argumenteve, kryesisht të kundërshtarit, që bëjnë dualitetin mes meje dhe ish kryetarit të PD, Sali Berisha. Por le të themi se ka diçka legjitime, ne ate qe thone, siç kishte ne dualitetin , mes Ramës dhe Fatos Nanos, kur ky I fundit ishte zhdukur nga skena politike. Edhe kur Fatos Nano ishte larguar nga vendi, kishte njerëz që besonin se Rama ishte i përkoshëm. Pra ka diçka objektive kur lidere të fortë e historikë, largohen dhe vendii tyre zihet nga të rinj. Unë e kuptoj këtë dhe e pranoj.
Por të jeni të sigurtë që në gjithë vendimarrjen time në këto 3 vjet e gjysmë, kam ushtruar pa asnjë kompleks, përgjegjësitë që më kanë atribuar me votë, ne një garë pa paralel në llojin e vet në partitë politike, pa lakror e biçim kandidatësh, përgjegjësitë që më ka deleguar anëtarësia e PD. Kjo çadër nuk është për egon dhe potencimin e Lulzim Bashës dhe nuk kam ndjerë asnjë kompleks. Shumëkush ka thënë është tepër i butë, është tepër europian dhe ndoshta është e vërtetë. Profili im është ndryshe, stili im dhe formimi im është ndryshe nga paraardhësi im, por edhe nga drejtuesit e partive kryesore në vend. Kjo për mua është një vlerë e shtuar, nuk është a sgabim, as difekt", tha kreu i demokratëve./dritare.net