Basha dhe imazhi i një humbësi

Nga Dritan Hila

 

Protesta e asaj që njihet tashmë si e Astirit, ka hyrë në javën e katërt. Ishte një protestë periferike që shqetësonte më shumë qarkulluesit e pasdites së unazës së madhe se të tjerë. Deri ditën që dy televizione informative, përkatësisht Neës 24 dhe Ora Neës i dhanë zë.

Kishte shumë pak shpresa që protesta të fitonte simpatinë e publikut, pasi kishte gjithë përbërësit kundër. Pjesëmarrësit shikoheshin nga shumica si zaptues tokash; si të dhunshëm dhe të pagdhendur dhe si pengues të zhvillimit.

Kjo deri ditën që televizionet i ofruan publikut fytyrat e protestuesve dhe portretet e tyre, hallet dhe larmishmërinë e tyre si dhe prejardhjen. Tiransit e unazës së vogël panë se në periferi nuk kishte vetëm veriorë por edhe jugorë, juglindorë dhe verilindorë. Imazhi i “tokës së xanun”, u përkthye si tokë me halle, dhe shumë opinionistë, madje edhe proqeveritarë i bënë thirrje qeverisë për maturi.

Kishte shumë të ngjarë që të arrinin një farë suksesi. Por shanset janë ulur deri ditën që opozita filloi të bëhej e dukshme në protestat e pasdites së unazës. Dhe ka shumë mundësi që protestuesit të përçahen dhe t’iu shthuren rradhët. Dhe kjo nuk vjen për shkak të një pakti të Bashës apo Kryemadhit me Ramën që të shuajnë protestat. Përkundrazi, ata kanë nevojë dëshpëruese për një kauzë. Por kanë një handikap të madh, më të madh sesa ai i pazareve apo flirtimeve me pushtetin: kanë imazhin e humbësit.

LEXO DHE :  Si do të jetë moti sot, e premte 14 dhjetor 2018

Që nga çadra, Basha ka krijuar idenë që nuk është në gjendje të drejtojë përplasje me pushtetin. Pas saj, protesta e Kukësit, ishte një fiasko e madhe. Mirë që nuk e organizoi, por as u solidarizua me të. Përjashto një miting para gjykatës, protestuesit e arrestuar u harruan dhe dolën nga burgu kur deshi Rama.

Ndërkohë, PS e Kukesit u spastrua e gjitha nga Rama në mënyrë ceremoniale, ndërsa PD, u spastrua në heshtje.

Pas kësaj ishte protesta e fundit e PD e cila nuk ishte në gjendje ti merrte hak as kryeredaktorit të gazetës së saj.

Me këtë histori, i vetmi imazh që ngjall Basha është dobësia, ndërsa për protestuesit është i vetmi komandant që nuk do të donin të kishte.

Ndaj, ka shumë gjasë që protestuesit të shpërndahen nga qeveria. Pas kësaj, Basha ka nevojë urgjente per nje strategji te re duke filluar nga imazhi. Përndryshe bën mirë mos të dalë më nga zyra.  Ka më shumë shanse të fitojë i mbyllur aty./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.