Basha akuzon Ramën: Shtet kriminal, ta plasi në fytyrë edhe OSBE
Dritare.net
Duke u referuar tek raporti i OSBE-së për zgjedhjet, Basha ka hedhur akuza ndaj Ramës, duke thënë se ka ndërtuar një shtet kriminal.
“Shteti juaj nuk është një shtet i fortë, është një shtet kriminal, dhe jo vetëm për lidhjet me krimin, që ta përplasi në fytyrë edhe OSBE/OHDIR-i, dhe s’ke nga të shkosh, “,- është shprehur Basha.
Kreu i PD-së është ndalur gjithashtu edhe tek shkurtimet në administratë, dhe ka deklaruar se Rama nuk do të bëjë asgjë më shumë sesa heqja e punonjësve të emëruar nga LSI-ja.
“Ti pra po na jep këtu leksione për reformë. Administratën e gjete të reformuar. E ke bërë lëmsh. Tani ke vetëm një qëllim, tepsinë për vete, tafmaja për të pasur tepsinë për vete. Çfarë do të bësh ti, do të heqësh nga puna ata që futi partia, që ti kishe në qeveri deri dje. Këtë do të bësh ti, këtë e di i madh edhe i vogël. Pse duhet të flasësh 37 minuta me sofizma dhe arsye që as vetë nuk i beson.
Thuaj që unë do të heq njerëzit e LSI-së. Se këtë ke bërë. Mua më dhimbsen paratë e shqiptarëve. Ata maxhordomët e tu, unë i hoqa nga puna. Sigurisht nuk më erdhi mirë, se ishin familjarë, por ato para shkuan për shërbime. Dhe kjo është ajo që na ndan. Taksa të ulëta dhe para për investimet për qytetarët bënë të mundur ndërtimin e rrugës, që flet sikur ecën mbi gomar, e në fakt ecën mbi një autostradë. Si dhjetëra të tjera, që u ndërtuan nga këto politika.
Shteti juaj nuk është një shtet i fortë, është një shtet kriminal, dhe jo vetëm për lidhjet me krimin, që ta përplasi në fytyrë edhe OSBE/OHDI-ri, dhe s’ke nga të shkosh. Është raporti më i zi që nga viti 2001”,- tha Basha./I.M-Dritare.net