Basha akuzon kryeministrin: I ka dhënë Dunwelll Habberman 30 mln euro tendera për një muaj
E Hënë 10 Dhjetor 2018, 22:10
Dritare.net
Basha, akuzon Ramën se i ka dhënë 30 milionë euro tendera, brenda një muaji kësaj kompanie.
“30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunëell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA.
Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psiqik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë“, shkruan Basha./ I.M-Dritare.net