Bardhi: Xhafaj dhe Rama duheshin thirrur në Prokurori, jo ne që denoncuam

Sot në prokurori, përveç deputetëve të PD-së, Salinanji dhe Alibeaj është thirrur në Prokurori për të dyshuar  për audio-përgjimin e publikuar nga PD-ja, për vëllanë e ministrit të Brendshëm , Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajt. edhe këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi.

Bardhi është shprehur se, në Prokurori duhet të ishin ministri Fatmir Xhafaj dhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

 “Argumentet tona tashmë janë publike, jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimeve me pushtetin nga ministri i Brendshëm e qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të Ministrit të Brendshëm. Unë jam jurist dhe do bashkëpunoj me organet sa herë të thirrem po nuk mund të rri dot pa thënë se është prokuroria e Krimeve të Rënda që heton krimin e organizuar dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge, nuk është marrë ai i pari në pyetje, po ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë ministri i Brendshëm që lehtëson veprimtarinë e vëllait, po ne që denoncojmë. Nuk është marrë akoma në pyetje kryeministri se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafaj dhe nuk ju bën me dije aktin e ekspertimit. Prokuroria duhet të kishte sekuestruar. Thirrja ime publike ndaj prokurorisë është ti fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, dhe drejtimi i duhur është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individë të përfshirë në krimin e organizuar dhe që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të brendshëm”, tha Bardhi.

Bardhi bën me dije se, në Prokurori është pyetur për gjithçka që kanë bërë publike ditët e fundit.

LEXO DHE :  15 pajisje që vërtetojnë se teknologjia na ka lehtësuar jetën

“Gjithçka u pyetëm dhe gjithçka kemi bërë publike gjatë këtyre ditëve. Mbi faktet e materialet që kemi bërë publike. Sigurisht që Prokuroria i disponon dhe ne kemi dhënë sqarim e tona”./K.C/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.