Banori grek: Nacionalizmi juaj më ka provokuar. Rama; Mos të ka thënë qiro Saliu

Kryeministri Edi Rama po qëndron ditën e sotme në Grapsh të Dropullit me përfaqësues të pakicës greke.

 

Banori dhe kryeministri kanë replikuar me njëri-tjetrin, teksa kanë diskutuar për këshillin Bashiak dhe nacionalizmin.

Banori: Dua të flas për problematikat të Dropullit, flas si fermer. Gjithë fushata e PS në vitin 2017 ishte bazuar në gënjeshtër, duke thënë se 100 e ca vetë ishin të punësuar në bashkinë Dropull.  Këshilli i bashkisë të mos jetë konkurs mode, të bazohet në meritokraci. Tepsia vetëm, të ndarë nga PDIU?

Rama: Po LSI-në ku e le apo s’e thua se je vetë me LSI-në?

Banori: Jo, jo unë jam me PD.  Nacionalizmi juaj më ka provokuar

Rama: Më thuaj një nacionalizëm që kam shprehur unë..

Banori: Të zgjerojmë Shqipërinë…

Rama: Jo këtë mos e ka thënë qirio Saliu. Së pari, qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën prokuroria. Dhe këtë e kam edhe për shumëkënd që duke qenë i dëshpëruar nga shumë vite padrejtësira, ka humbur durimin e më thotë mua pse nuk fut në burg këtë e atë. Lavdi popullit shqiptar në ’90 sistemi ku të kapte e fuste në burg qeveria e kryeministri, mori fund. Sot jemi në një sistem që këtë e bën vetëm drejtësia. Më vjen keq që e përmend Spiro Skerës. Unë kam pasur raport miqësor me të, nuk e kam takuar, por raportet i kam pasur të mira. Problemet me tenderat i zgjedh ai. Përmende disa gjëra të pavërtete se ‘Shqipëria të shtrihet në jug, në lindje, apo në perëndim’. Se kam thënë. Ku  e ke dëgjuar? Se kam thënë./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Librazhd / Autobusi përplaset dhe del nga rruga, Policia: Nuk ka të lënduar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.