Banorët e Zharrëzës në grevë urie: Ndaloni shpërthimet nga Bankers Petroleum, ose na evakuoni!
E Mërkurë 21 Dhjetor 2016, 22:10
Dritare.net
Banorët thonë se nga shpërthimet që shkakton kompania Bankers Petroleum, që ngjasojnë me një tërmet të fuqishëm, shtëpitë dhe jeta e tyre rrezikohen.
Ata i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë për të ndaluar këto shpërthime, ose të evakuojë të gjithë fshatin.
Banorët shprehen se ndonëse qeveria, policia, mediat dhe vetë kompania Bankers Petroleum është kundër, ata janë të vendosur për të luftuar për të drejtat./dritare.net