Banorët e Astirit protestojnë para Bashkisë: Duam të takojmë Veliajn
E Hënë 12 Nëntor 2018, 10:10
Dritare.net
Protestuesit janë vendosur para Bashkisë, por në trotuare, duke mos e penguar qarkullimin e mjeteve, e kundërta në Astir. Protestuesit, të shqetësuar për fatin e banesave dhe bizneseve thonë se nuk do të largohen pa takuar kryebashkiakun. Ata thonë se, deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me dëmshpërblimet, dhe shteti po i nxjerr në qiell të hapur./K.C/dritare.net