Banka Botërore: Të investosh në Shqipëri gjithmonë dhe më e sigurt
Dritare.net
Sipas raportit të “Doing Business” 2018 të publikuar nga Banka Botërore ditën e sotme, reformat e ndërmarra përgjatë të gjithë këtij viti kanë dhënë një impakt të drejtëpërdrejtë.
Ndryshimet ligjore në fushën e përmbarimit, amendimi i kodit të procedurave civile, thjeshtimi i procedurave për mosmarrëveshjet/ankesat janë vlerësuar nga Banka Botërore si disa nga ndryshimet më pozitive, krahasuar me një vit më parë.
Shqipëria lë pas disa vende të rajonit, duke u renditur e 63-ta, ndërsa në rang europian vlerësohemi si një vend mesatar përsa i përket lehtësirave të të bërit biznes.
Barriera historike që penalizon prej kohësh Shqipërinë është paqartësia e pronësisë së tokës dhe mangësitë në sistemin e drejtësisë. Megjithatë, falë reformës që po ndërmerret në sistemin e drejtësisë, raportet e fundit të “Doing Business” kanë treguar se edhe vlerësimi për këtë tregues është duke ndryshuar gradualisht. V.D/Dritare.net/