Banda që grabiti bankën e ndarë në 2 grupe. Ja hierarkia
E Mërkurë 15 Shkurt 2017, 18:06
Dritare.net
Kështu, gazetari Artan Hoxha ka thënë në “News24” se banda ishte e ndarë në dy grupe. Ish-komandot e arrestuar dje bënin pjesë në grupin që kryente grabitjen, së bashku me Admir Muratajn dhe Admir Çerpjen.
Ndërsa, në grupin tjetër bënte pjesë biznesmeni nga Kruja, dy vëllezër nga Tropoja, që janë nipërit e Muratajt, si edhe Xhyliu nga Lushnja, ishpolic privat, shkruan BW.
Ky grup i dytë merrej vetëm me informacionet për bandën. Ata ndihmonin bandën edhe me automjete, logjistikë, informacione për lëvizjen e parave etj.