Ballauri: Media mund të ndalte termat e përdorur nga Rama në fushatë
E Mërkurë 11 Tetor 2017, 22:10
Dritare.net
"Media është e para që ndikohet nga politika. Unë nuk dua të merrem me atë çfarë bëri Kryeministri gjatë zgjedhjeve të qershorit. Mendoj se gjeti shesh e bëri përshesh. Nëse do të kishim një media të fortë e të palëkundur, nuk do të dilnin terma të tillë si kazan, tepsi etj. Ai e di që media është e manipulueshme dhe shfrytëzoi.
Por, më keq është se ne kemi edhe vetëmanipulim të medias, ato janë shumë komformiste. Unë nuk di që një grup gazetarësh të mos shkojnë te një politikan, për sa kohë ai mban një qëndrim të gabuar, ta bojkotojnë atë. Edhe nëse këtë qëndrim nuk do ta dijë Kryeministri, do të vlerësojnë njerëzit, ata do të kenë besim tek këta gazetarë.”,-deklaroi ajo./