Balla: U përsërit skenari i 16 shkurtit, kush ishte në protestë!
Dritare.net
“Kam dalë nga e njëjta rrugë që dal gjithmonë, nga pedonalja që përshkon mes kuvendit dhe një qendre tregtare dhe kam ardhur në Neës24. Me përjashtim të rrugës hyrëse tek Rruga e Elbasanit për të ardhur tek godina e kuvendit. Ajo që po shohim është një proces vetasgjësimi i PD-së dhe LSI-së. Kemi dëgjuar që ish-kolegë, Petrit Vasili kanë bërë thirrje. Është akt i turpshëm i dënueshëm, nëse do të guxonte ndokush që të atakoheshin deputetët e kuvendit të Shqipërisë është një vepër penale dhe kushdo do marrë ndëshkimin.",- tha Balla.
Balla u shpreh se, në protestën e sotme, u përsërit e njëjti skenar si ai i 16 shkurtit, ku PD përdor persona të inkriminuar.
“Kujtojmë se dy nga të arrestuarit janë të dënuar për trafik droge. Ju keni parë pamje të qartë se si njerëz nga administrata e bashkisë Kamëz, bashkisë Vorë, bashkisë Shkodër dhe nga ujësjellësi Shkodër.",- tha Balla./K.C/dritare.net