Balla: Prokuroria të arrestojë Strazimirin, turp për PD që e mbron
Dritare.net
“Strazimirit duhet t’i hiqet mburoja politike dhe të përjashtohet. Prokurori i Përgjithshëm duhet të nisë menjëherë procedimin penal për Gent Strazimirin”, ka thënë ai.
“Partia Demokratike duhet të tregojë që e ka seriozisht dekriminalizimin. Kur janë kapur nga PS me shkelje, ne u kemi hequr imunitetin, ndërkohë që PD është pa standard”, ka shtuar ai.
Sipas Ballës, qëndrimi i PD-së në këto 24 orë është një turp për ta, duke u munduar që të fshehë faktin se, Gent Strazimiri në protestën e organizuar tek parku i fëmijëve, ku pati edhe përleshje fizike, kishte një armë zjarri pistoletë me vete në brez.
Balla ka shtuar se parku i lojërave për fëmijët duhet të ndërtohet, pasi vetëm kështu mijëra fëmijë të Tiranës do të kenë mundësi që të argëtohën falas në parkun e liqenit artificial dhe jo në ambiente private në të cilat duhet të paguajnë para.