Balerini Ilir Shaqiri: Ja cili është momenti më i vështirë i jetës sime!

Iliri prej shumë vitesh jeton në Itali dhe karrierën e tij e ka zhvilluar në vendin fqinj. Balerini ka spikatur në Shqipëri, por karriera e tij është në Itali, ku dhe ka krijuar familjen dhe jetën e tij.

 

Ai ka rreth 35 vite në skenën shqiptare dhe atë italiane ku ka dhuruar emocione. Ka qenë balerin në programe të njohura italiane si,  “Buona Domenioca”, “Amici”, dhe  ”La Corrida”. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Iliri tregoi dhe një nga momente e vështira që ka kaluar dhe në Teatrin e Baletit në Shkup, Maqedoni, pasi askush nuk i fliste dhe ai ndihej keq.

 

“7 muajt e jetës sime dhe karrierës sime në Maqedoni kanë qenë shumë të vështira, pasi  të gjithë ishin maqedonas dhe askush nuk më thoshte as mirëmëngjesi, as mirëmbrëma, as si je. Pas 7 muajsh u detyrova të filloja të mësoja gjuhën në mënyrë që të komunikoja. Ata filluan më pas të ishin më të lirshëm dhe të më flisnin. E para fjalë që më thanë ishte a do kafe? Mu duk sikur më folën muret dhe isha shumë i tronditur. Më foli një shqiptar që quhej Besimi. Nga turpi asnjëri atje brenda nuk e dinte që Besimi ishte me nënë shqiptarë dhe baba jugosllav. Me tha, po ta them vetëm ty që unë jam shqiptar”.

LEXO DHE :  Aksident në Mallakastër, humb jetën shoferi, plagoset pasagjeri

Në Shqipëri Iliri është i angazhuar në spektaklin “Dancing with the stars”, në Vizion Plus. V.D/Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.