Bajerni mposht Benfikën. Barcelona përmbys Atletikon
Dritare.net
Pas golit të parë të shënuar që në minutën e 2′ të ndeshjes, Bajerni administroi ndeshjen në ruajtjen e rezultatit, ndërsa rrezikoi disa herë portën e miqve kryesisht me kundërsulme.
Barcelona ka fituar takimin e parë çerekfinal me rezultatin 2-1 ndaj Atletiko Mardidit. Protagonist në këtë ndeshje ishte Luis Suarez me dopietën e tij.
Fillimisht, Fernando Torres kaloi Altetikon në avantazh në minutën e 25′. Pak minuta pasi i dha avantazhin ekipit të tij, Torres la skuadrën me 10 lojtarë duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Por Barcelona reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 63′ me anë të Suares. Ky i fundit shënoi sërish rreth 10 minuta më pas, duke përcaktuar edhe rezultatin final të këtij takimi.
Fitorja e Barcelonës ndaj Atletikos vjen pas humbjes së ‘El Clasicos’ ndaj Realit të Madridit të shtunën e kaluar.