Babalja/ Alibeaj: Prokuroria nuk po heton krimin, por denoncuesit

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi nëpërmjet një deklarate për mediat ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe të Prokurorisë për çështjen e audio përgjimit, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.

Alibeaj tha se Prokuroria nuk heton krimin, por denoncuesit Ai tha se prokuroria nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës.

“Sot jemi para jush për të dëshmuar me prova se si Rama përmes veglave në prokurori nuk heton krimin, por denoncuesit. Nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarët. Agron Xhafaj nuk u hetua kurë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio se ai drejtonte trafikun e drogës. Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës. Çfarë është bërë me drogën e Tragjasë? Çfarë është bërë me personat trafikantë që shfaqen ne materialin gazetarit? Rama ka instaluar një shtet privat mafioz. Prokuroria përdoret nga Rama si zyrë e propagandës për manipulimin publik”- tha Alibeaj.V.D/Dritare.net.

LEXO DHE :  Fiton çmimin e kritikës, ja kujt ja dedikon Rozana Radi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.