Babale 2/ Ardi Veliu një orë dëshmi te Krimet e Rënda
Dritare.net
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka dhënë shpjegime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e video-përgjimin "Babale 2", për rreth një orë.
Dëshmia e tij u kërkua, pasi Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga Veliu.
Veli është marrë në pyetje nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.
Kreu i policisë në dalje nuk pranoi të prononcohet për mediat por mësohet se ai i ka qëndruar deklarimeve të dhëna fillimisht se nuk është i përfshirë në shoqërimin e Fredi Alizotit nga Fieri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Për këtë çështje do të pyetet edhe drejtori i Policisë së Fierit.
Ndërsa nesër në orën 09:30 është thirrur ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha. V.D/dritare.net/