Babai thërret djalin në studio dhe i lutet që të mos shkatërrojë familjen

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, te “E diela shqiptare”, ka qenë një histori ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë. Halim Kapri nga Pogradeci ka sjellë në studio të birin, Flamurin, të cilit i ka drejtuar një lutje që të mos shkatërrojë familjen.
Flamuri është viktimë e bixhozit dhe alkoolit, duke lënë pas dore gruan, fëmijët dhe babain i cili shpreson dhe këmbëngul që jeta e të birit të marrë një rrjedhë tjetër, duke ia bërë publikisht këtë kërkesë.
“Luante bixhoz, filloi edhe alkoolin, ishin të dyja ato që unë urreja më tepër. Ka shpenzuar në loto rreth 35 milion lek që për mua janë shumë, jashtëzakonisht shumë. Për punëtor është një punëtor që s’ka shok, po ashtu edhe specialist. Nuk arrija ta shkëpusja dot nga ai ves, herë me të mirë, herë me të keq”, ka thënë Hilmiu, i cili ka treguar se për shkak të këtyre problemeve, i biri është ndarë për 6 muaj nga gruaja.
Ai i ka drejtuar edhe një lutje live të birit: “ Sot nga ty unë kërkoj që të shkëputesh në mënyrë kategorike, nga lojrat një, nga alkooli së dyti, dhe të bësh letrat e Kempit për djalin e sëmurë. Asgjë nuk të kërkon babi tjetër, puno, jeto për vete”.
Flamuri ka thënë se nuk e tepron me alkoolin dhe bixhozin, por pas ndërhyrjes së moderatorit, duket se u ndërgjegjësua. Ai premtoi se nuk do të konsumonte më alkool, do të braktiste vesin e bixhozit dhe do të kthente sytë nga familja./L.P./Dritare.net

LEXO DHE :  Hahn: Forcat politike në Shqipëri të punojnë për reformat

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.