Babai i penduar i kërkon falje djemve: Më falni që ju dërgova në jetimore

Një histori tepër prekëse dhe plot emocione u transmetua në “Dua të të bëj të lumtur”. Pas humbjes së bashkëshortes nga një sëmundje e rëndë, Osmani i mbetur i vetëm me dy djemtë e tij të mitur, ku i kërkoi falje djemve që nuk mundi t’iu shpëtonte të ëmën.

Në programin e Arbana Osmanit ai ka rrëfyer se për shkak të gjendjes së rëndë emocionale dhe pamundësisë ekonomike ai vendosi t’i dërgojë fëmijët ne jetimore kur mbeti i ve.

Osmani kishte ftuar në emision dy djemtë e tij për t’u kërkuar falje që iu desh t’i linte në Shtëpinë e Fëmijës.

Në një letër prekëse, ai iu kërkoi ndjesë për herët që i kishte lënë pa ushqyer, për herët që i kishte lënë vetëm kur ka udhëtuar drejt spitalit të Tiranës me të shoqen, për shtëpinë që pikon dhe për varfërinë e tejskajshme. “Babi nuk ka mundësi që t’iu siguroj një jetë të mirë. Dua shumë që edhe ju të jetoni si fëmijët e tjerë dhe mos t’iu mungojë asgjë. Më falni që ju dërgova në jetimore duhet të kishim qëndruar bashkë dhe nuk duhet të ishim ndarë asnjëherë”, tha Osmani.

LEXO DHE :  Një milionë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar

Djemtë pasi dëgjuan mesazhin e babait e falën dhe i thanë se e kuptojnë për çdo gjë që ka bërë e madje nuk i vënë faj për asgjë.

Gjatë bisedës me Arbana Osmanin fëmijët treguan se nuk donin të shkonin në jetimore dhe se iu vinte turp t’u tregonin shokëve ku jetonin. Për ta, është e rëndësishme që të jetojnë me të atin edhe në një shtëpi modeste si ajo e tyre./Dritare.net/

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.