Babai i Mario Majollarit: Nuk e vrava unë Ilir Gjuzin

Vrasja e të riut Marjo Majollari pak ditë më parë, poshtë shtëpisë ku ai jetonte në Tiranë ka tronditur jo pak opinionin publik, mbi sigurinë që kemi në vendin tonë.

Mario u vra për hakmarrje pasi i ati ka vrarë dy persona në vitin 2000 dhe është dënuar me burgim përjetë.

Megjithatë Avni Majollari, i cili është aktualisht në burg, mohon se ai dhe nipi i tij Endrit Majollari janë vrasësit e Ilir Gjuzit (vëllai i tij ka vrarë Marion)  dhe Armando Nelajt.

Ai e ka apeluar vendimin e gjykatës ku ka ngritur 5 pretendime ndër të cilat thuhet se gjykimi i tij është zhvilluar në mungesë e pa dijeni.

Për më tepër nuk është realizuar mbrojtje me avokat në mënyrë të ligjshme, sepse avokati i caktuar kryesisht nuk ka bërë mbrojtje të kualifikuar.

Sipas tij nuk është bërë asnjë hetim për të përcaktuar rolin e bashkëpunëtorëve, pasi janë xhaxha e nip dhe nuk ka bashkëpunim./d.m-dritare.net

Komentoni