Babai i Anxhelës: S’kemi mundësi ta tërheqim trupin

Pas ngjarjes së rëndë që ju ndodhi familjaret e Anxhela Mecanit, e vrarë në Itali të dielën, kanë folur për mediat dhe kanë kërkuar ndihmë nga shteti, pasi nuk kanë mundësi të tërheqin trupin e vajzës së tyre.

“Duam ndihmën e shtetit shqiptar, nuk kemi mundësi të sjellim trupin e saj në Shqipëri. Vajza ka ikur në Itali me një shtetas shqiptar, atje ka lidhur martesë e një shtetas italian. Vajzën e kam parë për herë te fundit para shumë kohësh. Kërkojmë te vendoset drejtësi. E morëm vesh nga televizioni dhe interneti. Vajza e pa dhe më njofton se emri i motrës së saj ishte në internet dhe se vajza ishte vrarë. Shkova në Polici, dhe më morën disa të dhëna. Ata e nxorën në sistem atje që vajza kishte ikur në 17 dhjetor, pasi kisha dalë nga Spitali. Mora kontakt me ambasadën shqiptare ne Itali. Më thanë se vajza ishte vrarë në Torino dhe se duhet të tërhiqnim trupin.”,  ka thëne babai i të resë nga Fieri, Dritan Mecani.

LEXO DHE :  Këto janë 20 ushqimet që po na vrasin ngadalë!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.