Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura, John McCain ndodhet sot në Shqipëri, ku po zhvillon disa takime me personalitet e vendit. Ai është pritur në aeroport nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Më pas ka realizuar një takim në kryesinë e Kuvendit me Ilir Metën. Pritet që të zhvillojë takim edhe me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
Vizita e tij në Tiranë vjen në kuadër të një turni në Ballkan Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri, Xhon McCein t’u drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike. /dritare.net