Avokati i babait që përdhunoi vajzën jep dorëheqjen: S’më lë morali ta mbroj
Dritare.net
Por, i kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” edhe më herët, avokati ka deklaruar se çështjen e mori në momentet e fundit të hetimeve paraprake, dhe se kur është njohur me dosjen, dhe disa akte shkencore, e përjashtonin klientin e tij si autor të kësaj vepre penale. Avokati deklaroi se, pasi e mori çështjen, kishte biseduar me klientin dhe ai e kishte bindur që nuk e kishte kryer këtë veprim. Por që, pas përgjigjes së analizës së ADN-së, ai ka mbetur i shokuar. Avokati deklaroi se, edhe pse ligji ia jep të drejtën ta mbrojë atë, nuk e lë morali, pasi është një veprim i pafalshëm. Gjatë seancës së sotme prezente ka qenë bashkëshortja e Gurakuqit, e cila duket se nuk beson tek analizat e Policisë Shkencore.
Jolanda Gurakuqi deklaron për “Gazeta Shqiptare” se mund të ketë një gabim. Për të parë babain dhe për të ndjekur seancën kishte ardhur djali 11 vjeçar, por për shkak të moshës atij iu desh të priste jashtë sallës së gjykatës. 11vjeçari, edhe pse në një moshë të vogël, deklaroi se nuk ka shkuar në shkollë pasi shokët e tij e shajnë, ndërsa me pafajësinë e tij u shpreh se “babai im nuk i bën këto gjëra”.
Fatos Gurakuqi u kallëzua në polici nga vajza e tij 15 vjeçare F.G. më 18 nëntor të 2015-ës, dhe pas kallëzimit 38vjeçari u vu në pranga nga policia. Ai gjithmonë e ka mohuar këtë akuzë, ndërsa pas 3 muajsh, vetë vajza që bëri kallëzimin ka deklaruar edhe në gjykatë që ajo ka gënjyer për të shfryrë inatin pasi babai e rrihte. Sakaq, pas dorëheqjes së avokatit Këta, gjykata i caktoi të pandehurit një avokat kryesisht, por Gurakuqi deklaroi se do të flasë me familjen për të marrë një avokat të tij personal. Seanca e radhës do të zhvillohet më 3 tetor.