Avokati i Albert Veliut: I rrezikohet jeta nëse ekstradohet

Pasi Albert Veliu, protagonist kryesor i dosjes “Babale” është arrestuar në Kosovë, ka reaguar avokati i tij, Tomë Gashi.

Gashi përmes një postimi në facebook, shkruan se nëse Veliu ekstradohet drejt Shqipërisë do t’i rrezikohet jeta.

Gashi shpreson që Gjykata e Kosovës nuk do të lejojë një ekstradimin, duke kujtuar edhe njëherë të drejtat dhe parashikimet e konventave ndërkombëtare.

“Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu I njohur si BABALJA shtetas I Shqiperise.Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij I eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise. Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojn te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove”, thuhet në postimin e tij./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Aleksandër Meksi uron PD-në, në 28-vjetorin e themelimit të saj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.