Ky frut nuk lejon që në zonat më problematike të trupit, të krijohet celuliti, megjithatë, si për të gjithë gjërat, edhe me avokadon është mirë që të mos e ekzagjeroni. Sasia për të cilën të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord, është konsumimi i vetëm një avokadoje në ditë.
Ky frut është shndërruar në një ushqim tepër të dobishëm dhe në një “thesar” për shëndetin, pasi avokado përmban Omega 3 dhe acid linoleik, të cilat janë në gjendje të stimulojnë prodhimin e kolesterolit “të mirë” (HDL), të ndalojnë depozitimin e “keq” (LDL), të rrisin masën e muskujve dhe të promovojnë rigjenerimin e qelizave.
Falë pranisë së vitaminës E (6.4 miligramë) dhe vitaminës A (14 mikrogramë), avokado mund të konsiderohet si një antioksidant i fuqishëm. Këto dy substanca të çmuara, luftojnë oksidimin e shkaktuar nga radikalët e lirë, ngadalësojnë plakjen dhe ndihmojnë për ta mbajtur lëkurën sa më elastike dhe kompakte.
Ky superushqim përmban vitaminë C (18 miligramë), e cila stimulon prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezeve ultravjollcë./Top Channel