Avioni i linjës Vjenë – Prishtinë bën ulje të detyruar në Beograd
E Hënë 7 Nëntor 2016, 21:09
Dritare.net
Lajmin e ka konfirmuar Driton Hyseni nga “Aeroporti i Prishtinës”.
Sipas "Klan Kosova" fluturimi i mbrëmshëm i “Austrian Airlines” për shkak të problemeve teknike ka qenë i obliguar të ulet për shkaqe të sigurisë.
“Një pjesë e madhe e pasagjerëve të kësaj linje janë kthyer nga Beogradi për në Vjenë ku do të udhëtojnë me fluturime të tjera”, ka thënë Hyseni.
Ai shton se janë në kontakt me përfaqësuesit e “Austrian Airlines” për të marrë informata shtesë rreth fluturimit dhe aterimit në aeroportin në Beograd.