Aventura e pazakontë e hungarezit që u mahnit nga Karaburuni

Shpesh herë njerëz të ndryshëm, realizojnë sfida në forma dhe mënyra të ndryshme, por hungarezit Bihari Szolt, kjo sfidë po i merr dy vjet nga jeta e tij, dhe nuk dijet ende se sa kohë do t’i duhet për ta përmbyllur.

Inxhinieri i anijeve ka krijuar një kanoe 2 vite më parë, në të cilën ka vendosur të gjitha materialet e nevojshme për një udhëtim të gjatë, ku shumë prej tyre i ka krijuar vetë nga kompjuteri me GPS dhe deri te treguesi i erës.

Përgjatë 2 viteve ka vizituar shtete të ndryshme si Turqia, Rumania, Greqia, dhe shumë të tjera, dhe aktualisht gjendet në Vlorë, pasi ka hyrë nga Saranda në Shqipëri.

Bihari tregon se përgjatë udhëtimit ka parë mjaft vende të bukura, por gadishulli i Karaburunit është ndër vendet që i ka pëlqyer më shumë.

LEXO DHE :  Merrni masat, Durrësi nesër pa ujë!

Ai ka shtuar se ka ngelur shumë i kënaqur nga mikpritja në Shqipëri, dhe se do ta vazhdojë udhëtimin edhe në pjesën e sipërme të saj. Sipas tij udhëtimi do të zgjasë edhe një vit tjetër, përpara se të mbarojë në Hungari përsëri.

Bihari Szolt është baba i një djali, dhe përgjatë kësaj kohe e ka takuar vetëm një herë të birin në Turqi.

Aventurieri shprehet se ka rrezikuar disa herë kryesisht gjatë stuhive që ka hasur, si dhe njëherë kur për pak sa nuk është përplasur me një anije turistike.

Sipas tij kjo është një sfidë për të testuar mjetin e tij por edhe veten. Ai poston në “YouTube” dhe “Facebook-un” e tij të gjithë videot dhe fotografitë e udhëtimit të tij./bw

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.