Autostrada Tiranë-Durrës do jetë e hapur në fundjavë

Autostrada Tiranë-Durrës do të hapet për fundjavë, ndërsa ditën e hënë do të mbyllet sërish për të vijuar rindërtimin në pjesën e mbetur.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e premte ora 12:00 deri mëngjesin e të hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

LEXO DHE :  E dashura e Izet Haxhisë: Ju dërgon të gjithëve përqafime sepse sot rigjeti Atdheun

Ditën e hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.