Autorja e këngës së Eurovision-it, komisionere në referendumin e PS-së
E Shtunë 9 Prill 2016, 23:11
Dritare.net
Në fakt kjo nuk është hera e parë që artistët shqiptarë përfshihen si komisionerë në zgjedhje. Por këtë rradhë, thirrja e partisë për t'i qëndruar pranë, duket se e mposhti obligimin e Olsës - autore e këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision. Në vend që kompozitorja të shoqëronte këngëtaren Eneda Tarifa në turneun promovues që po zhvillon momentalisht në Europë, ajo u ul në tavolinën e numërimit të votave.