Autori dhe viktima po pinin kafe, ja si ndodhi vrasja në Vlorë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Kotë të Selenicës, ku ka mbetur i vrarë kryeplaku i fshatit. Mësohet se, viktima dhe autori ishin duke pirë kafe në lokal, kur për një çast pas konfliktit, 43-vjeçari, A.D u largua nga kafja, shkoi në shtëpi, mori çiften dhe qëlloi kryeplakun, duke e lënë të vdekur në vend. Autori më pas u largua nga vendngjarja.

LEXO DHE :  8 ushqimet që nuk e dinim se kanë veti shëruese

Nga Balkanweb mësohet se, viktima e autori kanë qëndruar rreth 30 minuta bashkë duke biseduar. Sipas dëshmitarëve autori ka qenë i nxehur, pasi është çuar nga tavolina. Policia bëri të mundur arrestimin e autorit, dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./k.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.