“Ose ju do pranoni procesin e dekriminalizimit ose ne, në mënyrë absolute, nuk e gjejmë më veten në këtë parlament. Se ne këtu nuk mund të rrime. Fasadë… E thashë dje ne mbledhjen e grupit parlamentar. Mund t’ju duket çudi. I thashë, e di si më duket vetja? Me duket vetja si ne 91 kur kaloja aty, çdo dite shkoja te selia në rrugën e Kavajës, shikoja shtatoren e diktatorit. U thosha bashkëpunëtorëve të mi, ne vetëm opozitë nuk jemi, çfarë opozite jemi ne këtu që kalojmë përbri tij? “Çfarë opozite jemi ne” iu them tani miqve të mi kur ne ulemi këtu me njerëz që i kanë duart me gjak, të freskët? Çfarë opozite jemi ne këtu, kur ulemi me pushtetarë, të cilët përdorin mandatin, votën për të vjedhur e për t’u pasuruar? Çfarë opozite jemi ne këtu, kur Koçua bllokon përmes si vëllait të tij, botimin e fletores zyrtare. Se ne duhet t’ia shtrojmë këto pyetje vetes. Se ne kaq kemi pushtet. Vendimet i merrni ju or zotëri! Por pushteti ynë është pushtet moral bazuar në ligje. Ju them edhe njëherë është koha e fundit që të reflektoni para se parlamenti të shkojë drejt dezintegrimit të plotë!”, ka thënë Berisha në Kuvend./dritare.net