Autobusi përplaset me makinën në Tepelenë, plagosen 8 persona
E Enjte 21 Mars 2019, 09:09
Dritare.net
Mësohet se, nga aksidenti ka mbetur i plagosur një çift, nga fshatrat e Tepelenës. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga 'panorama.al' mësohet se, 8 persona të plagosur do të trajtohen në Spitalin e Fierit për shkak të afërsisë dhe pasi ky spital është më i specializuar për trajtimin e rasteve të rënda.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./K.C/dritare.net