Autobusi përplaset me karrotrecin në Rrëshen, 6 të plagosur

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje. Policia sqaron se rreth orës 17:20 një autobus është përplasur me një karrotrec në rrugën Milot-Rrëshen.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip autobus i drejtuar nga shtetasi N.M. me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga shtetasi E.P.

LEXO DHE :  Princ Harry dhe Meghan Markle në Liqenin e Comos me George dhe Amal Clooney

“Për pasojë, janë lënduar 6 shtetase, pasagjere në mjetin tip autobus,  drejtuesi  dhe pasagjeri i mjetit tip karrotrec, të cilët janë dërguar në spital,  për ndihmën e nevojshme mjekësore , ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, informon policia e Kurbinit./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.