Autobusët në Durrës me reklama bastesh/ Xhunga: Është ofenduese për durrsakët. Ja çfarë thotë Rama!
Dritare.net
Por, vetëm një ditë pas lajmit në Dritare.net këto reklama janë hequr nga autobusët.
Në lidhje me këtë gjë, gazetarja Rudina Xhunga e ka pyetur kryeministrin Rama në emisionin “Dritare me Rudinën”.
“Më ka bërë përshtypje që autobusët e Durrësit janë mbushur me reklama të kompanisë së basteve online”, u shpreh gazetarja Xhunga në emisionin Dritare. Ndërsa kryeministrin Rama nuk e kanë mbajtur nervat dhe i është kthyer duke i thënë “si s’ju vjen turp. Është ofenduese të flisni me hamendje”.
Rudina Xhunga: E mora përsipër të përmend emrin e Dakos, për shkak të mbushjes së autobusave me reklama të basteve të sportit.
Edi Rama: Po mirë mo, si s’ju vjen turp. Një gazetar nuk vjen në studio këtu dhe të marrë peng teleshikuesit.
Xhunga: Më kanë bërë përshtypje, i kam parë i kam bërë edhe lajm
Rama: Që të përmendësh njeriun duhet të kesh edhe fakte..
Rama: Ç’janë këto, është ofenduese për profesionin tuaj të flisni me hamendje
Xhunga: Jo është ofenduese për qytetarin që dirtaret e autobusëve të bllokohen me llojëra bixhozi
Rama: Reklamat i keni në të gjitha sajtet, i kishit edhe te Neës-i
Xhunga: Një vrasje në bllok, u bllokua gjithçka./ I.M-Dritare.net