Audiopërgjimi/ Prokuroria i thërret për të dëshmuar, deputet e PD nuk shkojnë

Organi i akuzës i ka dërguar kërkesë për të dëshmuar tre demokratëve, deputetit Ervin Salianji, Enkelejd Alibeajt dhe ekspertit të drejtësisë pranë PD-së Gazment Bardhit, një ditë më parë, vetëm pak orë pasi kryeministri Rama deklaroi se audio-përgjimi nuk është atotentik.

Mësohet se dy deputetët nuk do të paraqiten për të dëshmuar për shkak të seancës së Kuvendit e cila nisi rreth orës 10:00. Ndërkohë që ata ishin ftuar të dëshmonin rreth orës 10:30.

LEXO DHE :  Video/ Prokuroria nuk ndalet, kërkon pajisjen e audio përgjimit

Vëllai i ministrit, Agron Xhafaj, ka bërë gjithashtu një kallëzim penale ndaj tyre, pasi pretendon se ata kanë sajuar provat. V.D/Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*