Atlasi i bukurisë

Dritare.net ju njeh me Mihaela Noroc, fotografja 31 vjecare nga Rumania që udhëtoi në të gjithë botën rreth 4 vite për të fotografuar bukurinë femërore të formave të ndryshme. Ajo tregon se gjithcka nisi në Etiopi në 2013 ku u mahnit nga bukuria e femrave atje. Pasi u kthye nga Etiopia në shtëpi, në Bukuresht ajo kishte një dëshirë të zjarrtë për të fotografuar gra në cdo cep të botës. Ajo kurseu para dhe ndërmori një udhëtim në 30 vende nga Artiku, në Kinë e deri në Rusi.
“Perceptimi im për bukurinë ndryshoi. Nëse ju kërkoni në internet “beautiful women” (gra të bukura), ju do të shihni imazhe kaq standarte” – u shpreh ajo në një galeri në Berlin.
“Zakonisht është një bionde, me sy blu dhe buzët pak të hapura. Cfarë është kjo? Unë pashë këto gra kaq të bukura, të moshave dhe etnive të ndryshme. Ka kaq pak qarkullim të imazhe të tyre nëpër botë”.
Tashmë 500 imazhet që ajo fotografoi janë grumbulluar në atë që quhet: “Atlasi i bukurisë”.
Dritare.net ju sjell disa fotografi nga ky album i mrekullueshëm./Dritare.net/

LEXO DHE :  Notis Sfakianakis vjen në Tiranë, plas sherri mes shqiptarëve!

 

Francë

 

USA

 

Cuba

 

Zvicer

 

Etiopi

 

Afganistan

 

Amazaon

 

Koreja e Jugut

 

Mongolia

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*