Atentatori i Azem Hajdarit shpallet Qytetar Nderi, Rama: Turp!

Këshilli Bashkiak i Hasit ka votuar ditën e sotme me 13 vota pro që ish-deputeti i PS-së Gafur Mazreku të  shpallet Qytetar Nderi i Hasit.

Mazreku ka qëlluar në ambientet e kuvendit në vitin 1997 ish-deputetin demokrat Azem Hajdari.

Mbledhjen e kanë bojkotuar këshilltarët e djathtë.

Propozimi është bërë nga kryebashkiaku socialist Adem Lala dhe është kundërshtuar më herët nga PD.

Mbi këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS, duke e quajtur vendimin një turp.

LEXO DHE :  Krishtlindjet vijnë ndryshe me blogeren italiane Ferragni

“Çfarë janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime, janë bërë pa na pyetur ne. Mazreku nuk duhej propozuar, turp!” është shprehur Rama.

Kujtojmë se Dritare.net ka qenë një ndër mediat e para që ka publikuar projekt-vendimin e propozuar nga Adem Lala./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.