Atentati në Lushnjë/ Ja dyshimet për vendndodhjen e autorëve!
E Shtunë 28 Tetor 2017, 18:06
Dritare.net
Dy atentatorët e dyshuar, Leart Haxhiu dhe Orgest Bilali, ende mbeten në arrati dhe as Prokuroria e as policia, nuk japin ndonjë informacion për vendndodhjen e tyre.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Abc News” dy atentatorët dyshohet të jenë larguar drejt Gjermanisë, edhe pse në sistemin TIMS nuk figurojnë të kenë kaluar jashtë vendit.
Dyshimet sipas të njëjtave burime janë, se autorët mund të jenë larguar me pasaporta fallco, ose duke kaluar ilegalisht në kufijtë tokësorë të vendeve fqinje./I.M-Dritare.net