Astrologjia afrikane dhe misteret që lidhen me të
Dritare.net
1. Origjina e astrologjisë afrikane
Edhe pse nuk ka dokumente zyrtare, mendohet se afrikanët kanë qenë të parët që janë interesuar për yjet dhe që kanë bërë studime për astrologjinë.
2. Kujt i referohet ajo?
E lindur nga vrojtimi i cilësive dhe të metave të njerëzve, astrologjia afrikane bazohet tek tregimet, legjendat dhe traditat afrikane. Ndryshe nga astrologjia perëndimore që jemi mësuar, kjo astrologji nxjerr në dritë simbolet e vjetra të kulturës së këtij populli.
3. "Më thuaj me kë shoqërohesh, të të them kush je..."
Kjo është formula që përdoret për të shpjeguar parimin e astrologjisë afrikane. Në fakt ajo i referohet posaçërisht marrëdhënieve me të afërmit (komshinjtë, miqtë, familjarët), ndryshe nga astrologjia e quajtur evropiane qe interesohet për pozicionimin e yjeve.
4. 12 shenjat e astrologjisë afrikane
Natyra, e shenjta dhe familja përbëjnë thelbin e jetës dhe kulturës afrikane. Në këtë mënyrë përcaktohen edhe 12 shenjat që në renditje janë: pema baobab, të mirat materiale dhe paratë, familja, shërbimet e bëra për komshinjtë (lagjja), tregu, paraardhësi, gjyqtari, Arra kola, udhëtari, largësia, fëmija i fjalës dhe korrja.
5. Çdo shenjë karakteristikat e veta
Ashtu si llojet e tjera të artrologjisë secila nga shenjat afrikane përmban një seri karakteristikash të veçanta.
6. Si të mësosh shenjën tënde?
Për të mësuar shenjën afrikane duhet të bazohesh tek data e lindjes.
- pema baobao: 04/01 - 03/02
- të mirat materiale dhe paratë: 04/02 - 05/03
- familja: 6/03 - 04/04
- shërbimet e bëra për komshinjtë (lagjja): 05/04 - 04/05
- tregu: 05/05 - 04/06
- paraardhësi: 05/06 - 04/07
- gjyqtari: 05/07 - 04/08
- arra kola: 05/08 - 03/09
- udhëtari: 04/09 - 03/10
- largësia: 04/10 - 03/11
- fëmija i fjalës: 04/11 - 03/12
- korrja: 04/12 - 03/01
7. E trashëguar brez pas brezi
E bazuar tek kultura dhe traditat afrikane, kjo astrologji nuk zotërohet nga persona të jashtëm, por trashëgohet nga brezi në brez.
8. Për çfarë shërben ajo?
Ashtu si llojet e tjera edhe kjo astrologji të krijon mundësinë të kuptosh më shumë për veten dhe të bëhesh më i mirë. Përveç karakteristikave, astrologjia afrikane mund të të tregojë më shumë për mënyrën si duhet të veprosh në gjirin e shoqërisë dhe kulturës së këtij vendi.
9. Çdo shenjë ka ditën e saj më me fat
Dita më e mirë për shenjën e familjes është e marta, për shenjën e udhëtarit është e enjtja e kështu me radhe për të gjitha shenjat. Në këtë ditë kushdo mund të hedhë hapat e menduara.
10. Të hedhësh kocka për të parashikuar të ardhmen
Për të parashikuar të ardhmen, astrologjia afrikane përdor atë që quhet "geomancy". Bëhet fjalë për një art që përdor hedhjen e kockave rastësisht në tokë e më pas deshifron format që krijohen për të parashikuar të ardhmen.
Me pak fjale astrologjia afrikane është shume misterioze dhe ka shumë gjëra për të zbuluar.